Gjyqtari Ismajli nuk e përfshiu në aktgjykim një pjesë të marrëveshjes me interes për viktimat dhe llogarinë

Gjyqtari Ismajli nuk e përfshiu në aktgjykim një pjesë të marrëveshjes me interes për viktimat dhe llogarinë

Written by

in

Gjyqtari Ismajli nuk e përfshiu në aktgjykim një pjesë të marrëveshjes me interes për viktimat dhe llogarinë

Përkundër se marrëveshja u pranuar nga gjyqtari, sfidat për viktimat nuk përfunduan këtu.

Pjesë e aktgjykimit nuk ishin llogaria bankare në të cilën viktimat do t’i transferonin parat, e as një pjesë e marrëveshjes e cila e obligonte Rexhajn që tú mundësonte viktimave shitjen e ndonjërës prej pronave.

Por, megjithëse këshilla juridike i mundësonte prokurores të ankohej ndaj këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit, apo edhe avokati mbrojtës i viktimave tí drejtohej gjyqtarit me shkresë për plotësim të aktgjykimit, asnjëri prej tyre nuk e bëri këtë.

Kësisoj, më 4 mars 2025, aktgjykimi u bë i plotfuqishëm.

Megjithatë, përgjegjësinë për këtë, gjyqtari Ismjali ia hedh prokurores që nuk kishte ushtruar ankesë.

“Pas pranimit të aktgjykimit, secila palë ka pasur të drejtën që, brenda kufijve dhe kushteve të parashikuara me ligj, të përdorë mjetet juridike nëse ka konsideruar se aktgjykimi nuk e pasqyron marrëveshjen, përmban ndonjë mangësi apo cenon të drejtat e saj. Nëse një çështje e caktuar nuk është ngritur përmes mjeteve juridike dhe aktgjykimi ka marrë formë të prerë, atëherë duhet respektuar edhe parimi i sigurisë juridike dhe efekti detyrues i një vendimi gjyqësor të plotfuqishëm. Gjykata nuk mund të rishqyrtojë jashtë proceduralisht përmbajtjen e një aktgjykimi të formës së prerë përmes korrespondencës administrative, thuhet në përgjigjes e gjyqtarit Ismajli.

Ndërsa nuk është përgjigjur, kur redaksia ka pyetur nëse mund të dëshmoj apo provoj se kur dhe si u është dhënë palëve llogaria e të akuzuarit.

“Dosja” ka kërkuar përgjigje nga prokurorja Salihu, se pse nuk kishte ushtruar ankesë apo parashtresë për plotësim të aktgjykimit, mirëpo e njëjta nuk është përgjigjur.

Në seancën e 27 nëntorit 2024, prokurorja speciale konstatohet t’i ketë dorëzuar gjyqtarit një kopje të numrit të llogarisë bankare.

Mirëpo, avokati Fejza pretendon se llogaria nuk i ishte dorëzuar.

I pyetur se pse ka lejuar konstatimin e gjykatës, ai thotë se nuk i kujtohet se çfarë ka ndodhur në seancë.

Ndërsa kur pyetur se pse nuk ka reaguar pas pranimit të procesverbalit, thotë se nuk i ka ditur qëllimet e tyre të këqija.

“Gazetarja: Llogarinë bankare kur e ka pru prokurorja në seancë, juve nuk ua ka ofru si avokat?

Avokati Fejza: Jo, as nuk u kanë as nuk e ka pas në seancë, u dëshmu ajo ma vonë.

Gazetarja: Kur u dëshmu, sepse në procesverbal të seancën thuhet që po ua dorëzon.

Avokati Fejza: Qashtu qashtu thuhet, po nuk e ka dorëzu. Nuk e ka dorëzu.

Gazetarja E pse s’keni reagu ju në atë moment me thanë që të konstatohet se e njëjta nuk po e dorëzon.

Avokati Fejza: Tash nuk mundet me ditë unë jo unë po asnjë avokat nuk mundet kujtu çka është thanë në seancë. Veç me siguru video incizimin.

Gazetarja: Jo, po në atë moment kur e keni pa që ajo nuk po e dorëzon, pse ke leju me konstatu që po dorëzohet.

Avokati Fejza: Po, po e kom pa procesverbalin nuk po e mohoj që e kom pa. Po në raport me këta na shumë ma herët kena tentu”.

Pas nxjerrjes së aktgjykimit 5 dhjetor 2024, avokatit i ishte dorëzuar përmes postës elektronike më 10 janar 2025.

Mirëpo, as brenda afati ligjor para se aktgjykimit të bëhej i plotfuqishëm, avokati nuk i ishte drejtuar me shkresë gjykatës, pasi bazuar në ligj i njëjti nuk kishte të drejtë ankese në Apel.

“ Gazetarja: A ndjeni përgjegjësi si avokat që nuk keni reaguar me kohë dhe keni leju me u bë i plotfuqishëm?

Avokati Fejza: Jo, Alberta nuk po them çfarëdo përgjegjësie që mundet mu me më rrokë, unë e ndjej edhe e baj ata. Nuk kom pse i iki asaj.

Gazetarja: A e keni lexu aktgjykimin kur e keni pranu avokat?

Avokati Fejza: E kom lexu.

Gazetarja: A e keni vërejt që i ka qëto dy mangësi?

Avokati Fejza: Po e kom vërejt.

Gazetarja: Edhe pse nuk ju ke shkrujt pra?

Avokati Fejza: Po i kena shkrujt, 4 muj ditë para se me u be.

Gazetarja: Pasi është bë i plotfuqishëm.

Avokati Fejza: Po.

Gazetarja: Pra i bie që është dashtë me i shkrujt para se me u bë i plotfuqishëm?

Avokati Fejza: Nuk e ndalon qajo bre Albertë nuk është telashe ajo punë.

Gazetarja: A i bie që qëllimisht keni prit me u bë i plotfuqishëm e me ju shkrujt?

Avokati Fejza: Jo s’ka të bëjë.

Gazetarja: Ani pse s’ju ke shkrujt pa u bë i plotfuqishëm brenda afatit ligjor.

Avokati Fejza: Ajo ka qenë periudhë e gjatë që është dashtë.

Gazetarja: A i bie që edhe ju keni përgjegjësi si avokat që nuk e keni kry detyrën e juaj me kohë brenda afatit ligjor?

Avokati Fejza: Albertë, unë nuk thom që kom përgjegjësi prap po them në raport me punën që e kom bo”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali