Gjyqtari Ismajli pranoi marrëveshjen që kushtëzonte viktimat e fajdes, me kthimin e borxhit për marrjen e pronave

Gjyqtari Ismajli pranoi marrëveshjen që kushtëzonte viktimat e fajdes, me kthimin e borxhit për marrjen e pronave

Written by

in

Gjyqtari Ismajli pranoi marrëveshjen që kushtëzonte viktimat e fajdes, me kthimin e borxhit për marrjen e pronave

Më pas, kjo marrëveshje i ishte propozuar edhe gjyqtarit të Departamentit Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Vesel Ismajli, në seancën e shqyrtimit fillestar më 27 nëntor 2024.

Poashtu ishte konstatuar se prokurorja Salihu i kishte dorëzuar një kopje të numrit të llogarisë bankare.

Kjo marrëveshje ishte pranuar edhe gjyqtari Ismajli.

Bazuar në marrëveshjen e rekomanduar, gjyqtari kishte nxjerr aktgjykim dënues më 5 dhjetor 2024 ndaj Rexhajt për kryerjen e vepres penale “Fajdeja”.

Siç edhe propozohej në marrëveshjen për pranimin e fajësisë, ai ishte dënuar me 18 muaj burgim, po aq sa kishte qëndruar në paraburgim dhe arrest shtëpiak, si dhe me gjobë prej 10 mijë euro.

Në anën tjetër, Kodi Penal i Kosovës parasheh dënim me burgim për këtë vepër nga 3 deri në 12 vjet. Por, marrëveshja e arritur i kishte mundësuar prokurores të shkonte me propozim të dënimit nën minimumin e paraparë me ligj, rrjedhimisht gjysmën e minimumit.

Gjyqtari Ismajli është pyetur nëse është ushtruar kontrolli i ligjshmërisë mbi këtë marrëveshje.

Mirëpo, ai nuk është përgjigjur për këtë.

“Fillimisht, konsiderojmë me rëndësi të sqarohet se aktgjykimi në fjalë është nxjerrë mbi bazën e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, të arritur ndërmjet Prokurorisë së Shtetit, të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij dhe të paraqitur para gjykatës për aprovim.

Në një procedurë të tillë, gjykata nuk është palë negociuese e marrëveshjes dhe nuk përcakton paraprakisht përmbajtjen e saj, por ushtron kontrollin gjyqësor mbi ligjshmërinë e marrëveshjes, vullnetin e palëve, pranimin e fajësisë, bazën faktike dhe përputhshmërinë e rekomandimit për dënim me kufijtë e lejuar nga ligji. Rrjedhimisht, dënimi prej 18 muajsh burgim nuk është rezultat i një përcaktimi të izoluar nga gjykata, por është shqiptuar në kuadër të marrëveshjes për pranimin e fajësisë dhe pas vlerësimit gjyqësor se kushtet ligjore për aprovimin e saj ishin plotësuar”, thuhet në përgjigjen e gjyqtarit Ismajli.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali