Gol, asist dhe karton i kuq kundër Realit, futbollisti i AEK-ut krejt në një vend

Gol, asist dhe karton i kuq kundër Realit, futbollisti i AEK-ut krejt në një vend

Written by

in

Gol, asist dhe karton i kuq kundër Realit, futbollisti i AEK-ut krejt në një vend

Një mbrëmje absolutisht dramatike dhe me emocione të forta ka kaluar sulmuesi i AEK-ut të Athinës, Aboubakary Koita, në përballjen e Ligës së Kampionëve kundër gjigantit spanjoll Real Madrid.

Futbollisti i AEK-ut u kthye në figurën kryesore të sfidës, duke provuar çdo skenar të mundshëm brenda 90 minutave:

Minuta 12′: Dhuroi asistin për golin e parë të AEK-ut, të realizuar nga Luka Joviq.

Minuta 75′: Realizoi vetë një gol fantastik për të kaluar sërish në epërsi skuadrën greke 2:1.

Minuta 90+5′: U ndëshkua me karton të kuq direkt në minutat shtesë të takimit.

Pavarësisht paraqitjes me luhatje ekstreme të Koitas, AEK-u nuk arriti të nxjerrë pikë, pasi Real Madridi përmbysi shifrat në fundin e ndeshjes duke triumfuar me rezultat 2:3.

Burimi: Sinjali