Gosnell: Thaçi ishte drejtues dhe organizator i grupit që synonte pengimin e drejtësisë

Gosnell: Thaçi ishte drejtues dhe organizator i grupit që synonte pengimin e drejtësisë

Written by

in

Gosnell: Thaçi ishte drejtues dhe organizator i grupit që synonte pengimin e drejtësisë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka deklaruar se në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe Fadil Fazliut bëhet fjalë për tentativë të pengimit të drejtësisë, e jo për pengim të kryer faktikisht.

Ai ka shpjeguar se tentativa përbën vepër penale kur një person ndërmerr veprime konkrete me qëllim të kryerjes së saj.

Sipas Gosnellit, kjo tentativë u konkretizua në korrik të vitit 2023, kur Fahri Fazliu, djali i Fadil Fazliut, kontaktoi dëshmitarin Rrustem Mustafa.

Gjyqtari tha se veprimet e grupit kishin për cak prokurorët dhe gjyqtarët, ndërsa Hashim Thaçi ishte drejtues dhe organizator i tij.

Burimi: Insajderi