Graboci dhe Lismiri lidhen me Prishtinën përmes një linje të re të autobusëve

Graboci dhe Lismiri lidhen me Prishtinën përmes një linje të re të autobusëve

Written by

in

Banorët e fshatrave Graboc dhe Lismir të Komunës së Fushë-Kosovës tashmë kanë në dispozicion një linjë të re të transportit publik drejt Prishtinës.

Sipas njoftimit të Komunës së Fushë-Kosovës, linja e re do të ketë pesë nisje gjatë ditës nga secili prej këtyre fshatrave, si dhe pesë nisje nga Prishtina.

Autobusët nga Graboci do të nisen në orën 07:10, 09:40, 12:00, 14:15 dhe 16:45, ndërsa nga Lismiri nisjet janë në orën 07:30, 10:00, 12:20, 14:35 dhe 17:05.

Ndërkaq, nisjet nga Prishtina janë paraparë në orën 08:30, 10:30, 13:10, 15:40 dhe 18:00.

Sipas komunës, ky shërbim synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe të përmirësojë lidhjen e këtyre fshatrave me kryeqytetin. /Telegrafi/