Greqi: 12 emigrantë gjenden të vdekur në brigjet e Kretës, 20 viktima brenda tri ditëve

Greqi: 12 emigrantë gjenden të vdekur në brigjet e Kretës, 20 viktima brenda tri ditëve

Written by

in

Një tjetër tragjedi ka tronditur ujërat e Mesdheut, pasi 12 emigrantë janë gjetur të vdekur në një varkë në jug të ishullit të Kretës, ndërsa 18 persona të tjerë janë shpëtuar nga autoritetet.

Sipas raportimeve të euronews., varka u pikas nga një anije transporti me flamur maroken, e cila njoftoi autoritetet për situatën emergjente në det.

Ngjarja është pjesë e një vale tragjike incidentesh me emigrantë në Mesdhe. Gjatë tri ditëve të fundit, numri i viktimave të raportuara ka arritur në 20.

Vetëm disa ditë më parë, një tjetër incident me emigrantë u regjistrua në të njëjtën zonë. Në atë rast, tetë persona humbën jetën, ndërsa 28 të tjerë arritën të shpëtoheshin. Dy persona të tjerë rezultonin të zhdukur.

Ndërkohë, në operacionet e fundit të shpëtimit janë përfshirë edhe forcat e Frontex-it, agjencia evropiane për menaxhimin e kufijve, të cilat kanë ndihmuar në shpëtimin e dhjetëra emigrantëve të tjerë.

Tragjeditë e përsëritura në Mesdhe rikthejnë në vëmendje krizën e emigracionit dhe rrezikun me të cilin përballen njerëzit që nisen drejt Evropës me mjete të papërshtatshme lundrimi.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjeve dhe përgjegjësinë e personave të përfshirë në organizimin e udhëtimeve të paligjshme.

Burimi: Dukagjini