
Një rast i dhunës në familje është raportuar më 10 tetor në fshatin Ramoc të Gjakovës, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin dhe vjehrrin e saj.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima, A.N, ka deklaruar se në vazhdimësi është keqtrajtuar psikikisht nga vjehrri i saj, D.N.
Sipas deklarimit të saj, ditën e incidentit bashkëshorti, A.N, dyshohet se i ka mbyllur derën e oborrit dhe nuk e ka lejuar të largohej nga shtëpia.
Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, si dhe ka refuzuar strehimin dhe urdhrin mbrojtës. Gjatë trajtimit të rastit ka qenë i pranishëm edhe punëtori social.
Të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar lidhur me rastin.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, A.N dhe D.N janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Gruaja denoncon vjehrrin për keqtrajtim psikik, burri dyshohet se e mbylli në oborr – arrestohen të dy appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali