
Një grumbull i madh mbeturinash është krijuar në rrugën “Bedri Berisha”, mbi rrugën B në Prishtinë.
Pamjet e dërguara nga kjo zonë tregojnë se mbeturinat janë grumbulluar në sasi të konsiderueshme, duke zënë një pjesë të hapësirës së rrugës.
Qytetarët që jetojnë në këtë zonë shprehen të shqetësuar për gjendjen, pasi sipas tyre, mbeturinat po shkaktojnë erë të rëndë dhe po vështirësojnë qarkullimin e banorëve.
Burimi: Insajderi