
Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, do ta kryesojë Grupin Punues për procesin e Apelit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e shtatë të qeverisë, transmeton Klankosova.tv.
“Me këtë vendim po e konkretizojmë zotimin tonë, që me mjetet që i kemi në dispozicion, të angazhohemi për drejtësi dhe për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës tonë çlirimtare”, tha Kurti.