Gucati para vendimit në Hagë: Nuk presim mrekulli

Gucati para vendimit në Hagë: Nuk presim mrekulli

Written by

in

Gucati para vendimit në Hagë: Nuk presim mrekulli

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka deklaruar se nuk është optimist lidhur me vendimin që pritet të shpallet sot në Hagë, por ka shprehur shpresën që të akuzuarit të shpallen të pafajshëm.

Në një deklaratë për RTV21, Gucati theksoi se pret që Gjykata të bazohet në prova dhe dëshmi, e jo të marrë vendime të nxituara.

“Ne nga ajo gjykatë, gjyqtarë nuk jemi optimistë. Ne duhet të themi se shpresojmë se dalin të pafajshëm ata dhe sot gjykata të marrë një vendim pozitiv. Duke parë vendimin e parë që kemi humbur gjitha shpresat dhe nga ajo Gjykatë ne nuk presim mrekulli të mëdha. Prapë dua me besu që ajo duhet të thirret në prova, në dëshmitarë, në njerëz, jo të marrë vendim ad hoc”, deklaroi ai.

Burimi: Insajderi