Guri për Rizvanollin: Çdo nëntor paralajmëron dimër të vështirë, është dashur të përgatitej që rryma të mos shtrenjtohej

Guri për Rizvanollin: Çdo nëntor paralajmëron dimër të vështirë, është dashur të përgatitej që rryma të mos shtrenjtohej

Written by

in

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka kritikuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për paralajmërimet e saj se vendin e pret një dimër i vështirë në aspektin energjetik.

Gjatë fjalimit në Kuvend, Guri ka thënë se këto paralajmërime përsëriten çdo nëntor, që nga koha kur Rizvanolli ka marrë drejtimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Ai ka theksuar se detyra e ministres nuk është vetëm të paralajmërojë qytetarët për shtrenjtimin e mundshëm të energjisë elektrike dhe faturat e papërballueshme, por të punojë gjatë verës dhe vjeshtës për të parandaluar një situatë të tillë.

“Deklaratë që e dëgjojmë çdo nëntor, çdo nëntor, prej që është zgjedh ministre, ministrja del edhe na paralajmëron që na pret një dimër i vështirë në aspektin energjetik.  Qashtu qysh na paralajmëron çdo nëntor, prej që është ministre, qashtu janë veç katër stinë në Kosovë, është pranvera, vera, vjeshta edhe dimri.  Gjithë, pas verës edhe vjeshtës vjen dimri. Gjatë verës edhe vjeshtës, ministria është dashur me përgatit që rryma mos me u shtrajtu në dimër”, ka theksuar ai.

Sipas Gurit, ministria është dashur të ndërmarrë masa paraprake në mënyrë që qytetarët të mos përballen me fatura të larta të energjisë elektrike gjatë dimrit.

Ai i ka cilësuar të papranueshme dhe të palogjikshme paralajmërimet e përsëritura për një dimër të vështirë, duke thënë se ministrja duhet të fokusohet në zgjidhjen e problemit dhe jo vetëm në paralajmërimin e tij.

Burimi: Dukagjini