
Erling Haaland vazhdon të shkëlqejë në Ligën e Kampionëve, duke arritur shifrën e 61 golave në vetëm 60 ndeshje të zhvilluara në këtë garë.
Sulmuesi norvegjez shënoi dy gola në përballjen mes Manchester Cityt dhe Paris Saint-Germainit, e cila përfundoi me fitoren 4-2 të skuadrës franceze në “Etihad”.
Me këtë statistikë, Haaland ka arritur të shënojë 60 gola në Champions më shpejt se Lionel Messi, të cilit i janë dashur 80 ndeshje për ta arritur këtë shifër.
Për më tepër, Haaland ishte një ditë më i ri se Messi kur arriti këtë moment historik: norvegjezi në moshën 26 vjeç e 85 ditë, ndërsa argjentinasi në moshën 26 vjeç e 86 ditë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Haaland thyen rekorde, 61 gola në vetëm 60 ndeshje në Champions appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali