
Një vjedhje e rëndë është raportuar në Ferizaj, ku persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë me forcë në shtëpinë e një gruaje dhe kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme sendesh me vlerë.
Sipas raportit policor, ankuesja ka njoftuar se nga shtëpia e saj janë vjedhur një pushkë gjuetie, një pistoletë, 70 fishekë, para të gatshme, stoli ari, një çantë, dy orë dore, si dhe gjësende të tjera, transmeton Klankosova.tv.
Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore, të cilat po merren me zbardhjen e rrethanave të kësaj vjedhjeje dhe identifikimin e personave të dyshuar.