Hajnat godasin autoservisin “Haxhia” në Suharekë – zhduket Fiati i klientit bashkë me dokumentet e veturës

Hajnat godasin autoservisin “Haxhia” në Suharekë – zhduket Fiati i klientit bashkë me dokumentet e veturës

Written by

in

Hajnat godasin autoservisin “Haxhia” në Suharekë – zhduket Fiati i klientit bashkë me dokumentet e veturës

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në autoservisin “Haxhia”, në fshatin Reshtan të Suharekës, ku persona ende të paidentifikuar kanë marrë një veturë të tipit Fiat Doblo, bashkë me dokumentet që ndodheshin brenda saj, mëson Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur më 16 nëntor, rreth orës 01:00, ndërsa automjeti i vjedhur është një Fiat Doblo, me ngjyrë të bardhë, në pronësi të B.G. nga Reshtani.

Siç mëson Sinjali, vjedhja është denoncuar në Polici rreth orës 11:00 nga H.B, i cili ka raportuar se automjeti ishte zhdukur nga autoservisi “Haxhia”.

Bashkë me veturën janë marrë edhe dokumentet e saj, të cilat ndodheshin brenda automjetit.

Personi apo personat e dyshuar ende nuk janë identifikuar, ndërsa rasti është regjistruar si “Vjedhje e rëndë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali