
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetase e huaj ka raportuar se i është vjedhur çanta në Gjakovë.
Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës, ku sipas viktimës, në çantë kishte dokumente personale dhe para të gatshme.
Policia e ka cilësuar rastin si vjedhje e rëndë dhe ka nisur hetimet.
“Gjakovë / 14.11.2026 – 16:00. Viktima femër shtetase e huaj, ka raportuar se persona të panjohur nga vetura i kanë vjedhur një çantë në të cilën kishte dokumente personale dhe para të gatshme. Rasti nën hetime.”, thuhet në raport. /Klankosova.tv