Hakeri shqiptar që publikoi 90 video të GTA VI pranon fajësinë për akuzat

Hakeri shqiptar që publikoi 90 video të GTA VI pranon fajësinë për akuzat

Written by

in

Hakeri shqiptar që publikoi 90 video të GTA VI pranon fajësinë për akuzat

Arion Kurtaj, 21-vjeçari që tronditi industrinë e videolojërave duke publikuar 90 video të papublikuara të Grand Theft Auto VI (GTA VI), ka pranuar fajësinë për një seri sulmesh të mëdha kibernetike.

Kurtaj, anëtar i grupit famëkeq të hakerëve Lapsus$, kishte hakuar kompaninë Rockstar Games, duke publikuar në internet pamje nga loja e shumëpritur GTA VI, nën pseudonimin TeaPotUberHacker.

Por Rockstar Games nuk ishte objektivi i vetëm i tij. Ai kishte sulmuar gjithashtu kompaninë Uber, operatorin BT/EE dhe platformën financiare Revolut, duke komprometuar të dhënat e mijëra klientëve.

Sulmi ndaj Uber-it i kishte shkaktuar kompanisë humbje prej më shumë se 2.8 milionë dollarësh, pasi hakeri kishte vjedhur të dhëna sensitive dhe kishte fshirë llogari e informacione të brendshme.

Një nga detajet më të pazakonta të rastit është se Kurtaj kishte vazhduar aktivitetin e tij kriminal edhe pasi ishte vendosur në një hotel për arsye sigurie, gjatë kohës që ndodhej në lirim me kusht.

Për këtë, ai kishte përdorur vetëm një telefon mobil, lidhjen Wi-Fi të televizorit të hotelit dhe një pajisje Amazon Fire Stick.

Në vitin 2023, gjykata kishte urdhëruar që ai të qëndronte për një kohë të pacaktuar në një spital të sigurisë së lartë, pasi ishte vlerësuar se nuk ishte në gjendje të përballej me procesin gjyqësor.

Tashmë, 21-vjeçari ka pranuar fajësinë për gjashtë vepra penale, përfshirë hakimin kompjuterik, mashtrimin dhe posedimin e një telefoni të paligjshëm në burg.

Madje, ai kishte përdorur edhe telefonin e burgut për t’i dërguar një mesazh tallës numrit emergjent 999.

Kurtaj pritet të marrë dënimin më 23 nëntor 2026, në Gjykatën e Kurorës në Woolwich të Britanisë së Madhe.