Haliti flet për sulmuesit më të dalluar të periudhës së tij si dhe bashkëlojtarët me të cilët formoi dyshe në mbrojtje

Haliti flet për sulmuesit më të dalluar të periudhës së tij si dhe bashkëlojtarët me të cilët formoi dyshe në mbrojtje

Written by

in

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është ish-futbollisti i njohur kosovar Ahmet Haliti, i cili rikthen kujtimet nga karriera e tij si futbollist dhe flet për rrugëtimin e ri në futboll, tashmë në rolin e ndihmës trajnerit te Ballkani. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Haliti mes tjerash ka folur edhe për sulmuesit më të dalluar të periudhës kur ai ishte ende futbollist aktiv, si dhe bashkëlojtarët me të cilët krijoi tandem në qendër të mbrojtjes.

“Më duhet t’i përmend disa sulmues që i kam pasur bashkëlojtarë, por edhe kundërshtarë. Kur e ke dikë bashkëlojtar, e sheh më shumë, e sheh çdo ditë në stërvitje dhe e kupton se çfarë është në gjendje të bëjë.

Një ndeshje zgjat 90 minuta dhe pastaj përfundon, por ka shumë faktorë që ndikojnë. Mund të mos jetë dita jote, mund të mos të shkojë loja apo ekipi të mos luajë mirë. Kur e ke një futbollist në skuadër, atëherë e di se çfarë cilësish ka me të vërtetë.

“Prandaj, më duhet t’i përmend disa emra. Ndoshta lista është pak e gjatë, por duhet ta përmend Labinot Osmanin, Kastriot Rexhën dhe Ahmed Jonuzin. Secili prej tyre ka pasur tipare të ndryshme”.

“Nuk e di nëse po më kujtohen të gjithë, por sigurisht duhet t’i përmend edhe Mirlind Dakun dhe Arb Manajn, të cilët më pas kanë arritur të luajnë edhe në arenën ndërkombëtare”, ka thënë mes tjerash Haliti.

Episodin e plotë me Ahmet Halitin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com