Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit ka njoftuar se janë shpërndarë 65 pajisje bujqësore, përkatësisht motokultivatorë me freza, për fermerët përfitues, në kuadër të një projekti të bashkëfinancuar nga Komuna e Hanit të Elezit dhe LAB – Laboratori për Aktivitete të Biznesit.
Sipas njoftimit, kjo mbështetje synon lehtësimin e punës së fermerëve dhe rritjen e kapaciteteve të tyre prodhuese, duke u mundësuar atyre kushte më të mira për zhvillimin e veprimtarisë bujqësore.
Me këtë rast, kryetari i komunës ka falënderuar LAB-in për bashkëpunimin, ndërsa fermerëve përfitues u ka uruar suksese në punën e tyre.
Projekti synon të kontribuojë në zhvillimin e bujqësisë në Han të Elezit përmes mbështetjes me pajisje moderne dhe forcimit të kapaciteteve të fermerëve lokalë. /Telegrafi/