
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar hapjen e afatit të aplikimit për Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për vitin 2026–2027.
Përmes këtij programi, familjet që i plotësojnë kriteret e përcaktuara do të mund të përfitojnë mbështetje financiare përmes subvencionimit të faturave të energjisë elektrike.
Sipas njoftimit të ministrisë, aplikimi mund të bëhet nga një anëtar i ekonomisë familjare, ndërsa kërkesa mund të lidhet vetëm me një njehsor elektrik.
“Të drejtë aplikimi kanë ekonomitë familjare që i plotësojnë kushtet dhe kriteret e Programit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Programi synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve të cenueshme dhe t’i ndihmojë ato në përballimin e shpenzimeve të energjisë elektrike gjatë periudhës 2026–2027.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Hapet aplikimi për subvencionimin e rrymës për familjet e cenueshme për vitin 2026–2027 appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali