Sipas Ministrisë, gjuetia do të zhvillohet me kushte dhe kufizime ligjore, me qëllim të mbrojtjes së faunës së egër, ruajtjes së biodiversitetit dhe sigurisë publike.
Aktivitetet e gjuetisë do të lejohen vetëm në vendgjuetitë që kanë plane të miratuara të menaxhimit, për llojet e përcaktuara dhe në përputhje me kalendarin e gjuetisë.
Zbatimi i vendimit do të mbikëqyret nga inspektorët përgjegjës dhe institucionet kompetente. Ministria u ka bërë thirrje gjuetarëve dhe menaxherëve të vendgjuetive që të respektojnë legjislacionin dhe të bashkëpunojnë me organet mbikëqyrëse.
Burimi: RTKLive
