Haradinaj kritikon Konjufcën pas fjalimit në OKB për krerët e UÇK-së: “Marre, Glauk!”

Haradinaj kritikon Konjufcën pas fjalimit në OKB për krerët e UÇK-së: “Marre, Glauk!”

Written by

in

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar pas fjalimit të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Haradinaj ka shprehur pakënaqësi me mënyrën se si Konjufca e ka trajtuar çështjen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e kritikuar ashpër për qëndrimin e tij.

Në një reagim, Haradinaj ka thënë se nuk e kishte pritur që Kosova të paraqitej në këtë mënyrë para bashkësisë ndërkombëtare.

“Një Kosovë e poshtëruar deri në këtë pikë kurrë s’e kam prit. Bota po na sheh çuditshëm, sikur na kemi vra e pre popuj, pa e thënë të vërtetën për luftën dhe gjakderdhjen tonë për liri”, ka shkruar Haradinaj.

Ai i është drejtuar drejtpërdrejt Konjufcës me fjalët “Marre, Glauk!”, duke theksuar se do të vazhdojë të kërkojë, siç është shprehur, të vërtetën për luftën e Kosovës.

“Kurrë s’kemi me u ndalë deri te e vërteta jonë, o të pafytyrë!”, ka shkruar deputeti i AAK-së.

Në fund të reagimit, Haradinaj i është drejtuar edhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke e pyetur për qëndrimin e saj lidhur me këtë çështje.