
Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj kthimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend për rishqyrtim.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e ka cilësuar këtë veprim si turp të madh dhe goditje të rëndë për Kosovën.
“Kthimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend është një turp i madh dhe goditje e rëndë për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka kritikuar edhe personat që, sipas tij, janë bërë pjesë e këtij procesi.
“Të gjithë ata që janë bërë pjesë e kësaj loje, turpi i mbuloftë për jetë”, ka deklaruar Haradinaj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali