
Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në festën tradicionale “Dita e Gështenjës” në Deçan.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e cilësoi këtë festë si vazhdimësi të një tradite të trashëguar brez pas brezi, që dëshmon lidhjen e banorëve me tokën, punën dhe trashëgiminë e tyre.
“Një festë qe është vazhdimësi e traditës që është trashëguar brez pas brezi në Deçan, duke dëshmuar lidhjen e fortë që kemi me tokën, punën dhe trashëgiminë tonë. Mirënjohje ndaj kryetarit Ramosaj për përkushtimin e tij dhe ndaj fermerëve që kontribuojnë në zhvillimin e Deçanit”, shkroi Haradinaj./Klankosova.tv