Haradinaj: Pas dy vitesh bllokadë, Qeveria dhe opozita kanë hyrë në apati politike (VIDEO)

Haradinaj: Pas dy vitesh bllokadë, Qeveria dhe opozita kanë hyrë në apati politike (VIDEO)

Written by

in

Haradinaj: Pas dy vitesh bllokadë, Qeveria dhe opozita kanë hyrë në apati politike (VIDEO)

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka vlerësuar se pas dy vitesh bllokadë politike e mungesë të aktivitetit institucional, qeveria dhe opozita kanë hyrë në një periudhë apatie politike.

Në emisionin Rubikon, Haradinaj ka kritikuar qeverinë për siç tha, komoditetin që po ia mundëson mandati, ndërsa për opozitën tha se angazhimi i saj politik është i kufizuar kryesisht në periudhat zgjedhore, kur prezantojnë programe.

“Pas dy viteve bllokade dhe një qetësie e aktiviteti politike vetëm përmes zgjedhjeve kemi hyrë në një periudhë apatie edhe nga qeveria edhe nga opozita. Qeveria e ka komoditetin e mandatit dhe mendon që mandati flet për të dhe jo puna që duhet të bëjë apo premtimet që i ka dhënë. Ndërsa opozita është tërësisht në një apati politike, ata angazhohen vetëm për programe politike gjatë zgjedhjeve, ata angazhohen të na shpalosin program, e alternativa vetëm gjatë kohës së fushatës, ndërsa janë kryesisht të heshtur në secilin zhvillim në vend”, tha Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës.

Haradinaj kritikoi partitë opozitare edhe për qasjen ndaj temave politike. Sipas saj, opozita nuk po arrin t’i identifikojë problemet, t’ua shpjegojë ato qytetarëve dhe të propozojë zgjidhje konkrete.

“Opozita kryesisht merret me tema që sjellin polarizim se sjellin vota, këtë e kanë për qejfi partitë politike, kur hyjmë në tema sektoriale dështojnë totalisht, nuk ofrojnë alternativa siç e thash përpos fushatës zgjedhore. Dhe nuk angazhohen fare që tua shpjegojnë qytetarit dhe votuesit se cila është ajo alternativë, ta diagnostikojnë problemin e të ofrojnë zgjidhjen. Këtë nuk e bëjnë”, tha më tej Haradinaj. /Klankosova.tv