
Nasim Haradinaj ka komentuar deklaratën e Xhavit Halitit, i cili ka thënë se deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, e di se kush ia ka vrarë babanë.
Duke folur në emisionin “Pressing”, Haradinaj ka deklaruar se nëse Mustafa e di autorin e vrasjes dhe nuk e tregon, atëherë, sipas tij, po bëhet pjesë e fshehjes së krimit.
“Nëse e din dhe nuk flet, mendoj që gjysmë krimineli është ai që e din kush ia ka vra babën dhe e len me u manipulu. Mendoj që është pjesëmarrës në atë që s’do me zbulu kurrë, e që unë s’besoj që Besiani e do”, ka deklaruar Haradinaj.
Burimi: Insajderi