Haradinaj: Të bashkohemi kundër keqqeverisjes së Kurtit

Haradinaj: Të bashkohemi kundër keqqeverisjes së Kurtit

Written by

in

Haradinaj: Të bashkohemi kundër keqqeverisjes së Kurtit

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj tha se opozita duhet të bashkohet kundër siç e quajti ai, keqqeverisjes së Kurtit.

Ai në foltoren e Kuvendit të Kosovës e cilësoi si detyrë kombëtare të deputetëve të bashkohen kundër qeverisjes së Kurtit, klankosova.tv.

“Lirinë tonë e mbrojmë kur bëjmë opozitë të vërtetë, demokracia vdes atë ditë kur nuk ka opozitë të vërtetë, duhet të bashkohemi kundër keqqeverisjes së Kurtit, kundër kapjes së shtetit, kundër korrupsionit të tij, kundër krejt përçarjes që ia bën këtij vendi. Është detyrë e jona kombëtare, ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Ju ftoj të bashkohemi me i bë opozitë të vërtetë keqqeverisjes Kurti”.

Tutje, ai nënvizoi se siguria kombëtare rrezikohet kur nuk mbrohet UÇK-ja.

“Siguria e jonë kombëtare buron nga sakrifica për liri, buron nga UÇK, themel e ka Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, po të mos ishte UÇK, nuk do ishim të lirë. Siguria jonë kombëtare buron nga aleanca me Amerikën dhe NATO-n. Siguria jonë kombëtare rrezikohet kur ne nuk e mbrojmë vlerën tonë që është themel i ekzistencës sonë UÇK-në. Për çfarëdo arsye që e gjejmë ne dhe dështojmë ta mbrojmë UÇK-në, rrezikojmë sigurinë tonë kombëtare, lirinë tonë, sovranitetin tonë. Nëse nuk e mbrojmë aleancën me Amerikën dhe NATO, prapë rrezikojmë sigurinë tonë kombëtare, kush ka dilema në këtë nuk jeton në këtë shekull… Si rrezikohet ndryshe siguria jonë kombëtare? Rrezikohet kur ne nuk i kryejmë punët tona, nuk e respektojmë Kushtetutën, nuk i respektojmë ligjet tona dhe varësisht interesave pozicionohemi ndaj vlerave tona sublime…”, tha ai.