
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me procesin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se tërheqja e tij nuk është bërë në emër të tij apo të Aleancës.
Ai ka theksuar se ligji ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës me shumicë të madhe votash, ndërsa ka kërkuar që personat përgjegjës për tërheqjen ta përmbyllin procesin.
“Përsa i përket një ligji, është votuar në Parlamentin e Kosovës me një shumicë shumë të madhe, mbi njëqind deputetë. Tërheqja s’është në emrin tim, në emrin e Aleancës, pra nuk ka ndodhur. Kush e ka ba tërheqjen, duhet ta merr seriozisht këtë proces e ta mbyll, pra ta rikthen, ta voton, përndryshe një zhagitje çfarë po ndodh, është e turpshme dhe e dëmshme”, tha ai.
Burimi: Insajderi