Shtresa gëlqerore është një problem i shpeshtë në ibrikët elektrikë, veçanërisht në shtëpitë ku përdoret ujë i fortë.
Përveçse mund të ndikojë në shijen e ujit dhe pijeve të ngrohta, grumbullimi i saj me kalimin e kohës mund të ndikojë edhe në funksionimin e pajisjes.
Për largimin e shtresës gëlqerore zakonisht përdoren uthulla dhe soda e bukës, por ekziston edhe një mënyrë tjetër më e thjeshtë, duke përdorur një produkt që shumica e njerëzve e kanë në kuzhinë – orizin.
Foto ilustruese
Gjithçka që ju nevojitet është një lugë gjelle oriz dhe pak ujë.
Vendosini në ibrik, mbyllni kapakun dhe tundeni lehtë pajisjen.
Kokrrat e orizit, falë sipërfaqes së tyre të ashpër, veprojnë si një gërryes i butë dhe përmes fërkimit ndihmojnë në shkëputjen e shtresës gëlqerore nga fundi i ibrikut.
Pas kësaj, zbrazni përmbajtjen dhe shpëlajeni mirë pjesën e brendshme të ibrikut me ujë të pastër.
Nëse në fund vazhdojnë të mbeten depozitime të forta të shtresës gëlqerore, mund ta përsërisni procedurën, duke u kujdesur që kokrrat e orizit të mos depërtojnë në hapjet ose pjesët e pajisjes që mund të bllokohen. /Telegrafi/