
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu është takuar me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se me Siljanovska-Davkova zhvilluan një bisedë të frytshme për bashkëpunimin ndërmjet dy Republikave, transmeton Klankosova.tv.
“Biseduam për marrëdhëniet e mira fqinjësore, që mbështeten në respektin e ndërsjellë. Lidhjet e gjalla dhe të çmueshme ndërmjet qytetarëve tanë janë pasuria më e madhe e këtyre marrëdhënieve. Diskutuam gjithashtu për sigurinë në rajon dhe për rrugën euroatlantike të dy vendeve. Kosova e përkrah përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian dhe e vlerëson mbështetjen e saj për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Haxhiu.