Haxhiu diskuton për të drejtat dhe sfidat e personave me aftësi të kufizuara

Haxhiu diskuton për të drejtat dhe sfidat e personave me aftësi të kufizuara

Written by

in

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës Handicap Students of Kosova, me të cilët ka diskutuar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe pengesat me të cilat përballen në jetën e përditshme.

Sipas njoftimit të Kuvendit, gjatë takimit është diskutuar për qasjen në arsim dhe shërbime publike, mundësitë e punësimit, si dhe për rolin e Kuvendit në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit.

Po ashtu, është theksuar nevoja për bashkëpunim më të ngushtë me organizatat që përfaqësojnë personat me aftësi të kufizuara.

Haxhiu ka deklaruar se barazia në të drejta duhet të reflektohet edhe në mundësitë për të studiuar, për të punuar dhe për të marrë pjesë në jetën publike.

“Për këtë duhet të angazhohemi të gjithë, duke i dëgjuar në radhë të parë njerëzit që përballen çdo ditë me këto pengesa”, ka theksuar Haxhiu.

Burimi: RTKLive