Haxhiu kërkon që komisionet parlamentare të shqyrtojnë mekanizmat për parandalimin e femicidit

Haxhiu kërkon që komisionet parlamentare të shqyrtojnë mekanizmat për parandalimin e femicidit

Written by

in

Haxhiu kërkon që komisionet parlamentare të shqyrtojnë mekanizmat për parandalimin e femicidit

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke kërkuar hetim të plotë për rastin dhe shqyrtimin e përgjegjësisë së mundshme institucionale.

Haxhiu ka bërë të ditur se Arlinda Zekaj u vra pak minuta pasi ishte kthyer në shtëpi nga stacioni policor, ku kishte denoncuar dhunën në familje, transmeton Klankosova.tv.

Haxhiu ka theksuar se rasti kërkon një hetim që nuk duhet të kufizohet vetëm te vrasja, por të përfshijë edhe mënyrën se si janë trajtuar denoncimet e viktimës, si është vlerësuar rreziku dhe çfarë masash janë ndërmarrë për mbrojtjen e saj.

Ajo ka kërkuar që të sqarohen të gjitha veprimet dhe mosveprimet e mundshme institucionale, si dhe të përcaktohet përgjegjësia përkatëse në rast se konstatohen shkelje.

Në kuadër të përgjegjësive mbikëqyrëse të Kuvendit, Haxhiu ka paralajmëruar se do të kërkojë nga komisionet përkatëse parlamentare të shqyrtojnë funksionimin e mekanizmave për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe parandalimin e femicidit, me fokus të veçantë te vlerësimi i rrezikut dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.

“Në kuadër të përgjegjësive mbikëqyrëse të Kuvendit, do të kërkoj që komisionet përkatëse parlamentare të shqyrtojnë funksionimin e mekanizmave për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe parandalimin e femicidit, me theks të veçantë te vlerësimi i rrezikut dhe bashkërendimi ndërinstitucional. Është përgjegjësia jonë të sigurohemi që ligjet që miratojmë të zbatohen dhe që mangësitë të trajtohen para se të kushtojnë jetë të tjera. Djalit të Arlindës dhe të gjithë të afërmve të saj u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta”, ka shkruar ajo.