Haxhiu takon menaxheren e Bankës Botërore, diskutojnë për punësimin e grave

Haxhiu takon menaxheren e Bankës Botërore, diskutojnë për punësimin e grave

Written by

in

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim menaxheren e Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Carole Megevand, me të cilën ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe mbështetjen e projekteve zhvillimore në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua për agjendën legjislative, projektet që Banka Botërore po i mbështet në vend, si dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe pjesëmarrjes së grave në tregun e punës, e cila vazhdon të mbetet në nivel të ulët.”, thuhet në njoftim

Haxhiu vlerësoi rolin e Bankës Botërore si partnere e rëndësishme në zhvillimin ekonomik dhe institucional të Kosovës, duke e falënderuar Megevand për mbështetjen e vazhdueshme.

Ajo shprehu gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit në funksion të reformave dhe investimeve që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

Burimi: RTKLive