Haziri: Deshi apo s’deshi dikush, Republika mban autorësinë e Ibrahim Rugovës

Haziri: Deshi apo s’deshi dikush, Republika mban autorësinë e Ibrahim Rugovës

Written by

in

Haziri: Deshi apo s’deshi dikush, Republika mban autorësinë e Ibrahim Rugovës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se pesha e ish-kryetarit të kësaj partie, presidentit historik, Ibrahim Rugova, ka ndikuar që ëndrra e shqiptarëve të Kosovës të realizohet me shpalljen e pavarësisë.

Përmes një statusi në Facebook, Haziri tha se kjo është e vërtat, u pëlqeu apo s’ju pëlqeu të tjerëve.

“Ibrahim Rugova, jo që ka pasur rëndësi e peshë politike sa ka qenë në jetë, deri më 21 janar 2006, por pesha e tij ka ndikuar që ëndrra e shqiptarëve të Kosovës të realizohet më 17 shkurt 2008. Deshi apo s’deshi dikush, Republika e mban autorësinë e tij”, tha Haziri.

Ai shtoi se komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari dhe kryengritësit çlirimtarë, “nën një emblemë, një uniformë e një komandë, ishin meritë e tij, Adem Demaçit, Bujar Bukoshit e Ahmet Krasniqit”.

“Pra, rezistencën e bëmë bashkë, luftën e bëmë bashkë, dhe ajo më madhështorja, Republikën e bëmë bashkë nën udhëheqjen e liderit, i cili ishte një hap para të gjithëve”, shtoi ai.

Tutje, Haziri tha se “edhe foton e Titos ua larguam nga dhomat e shtëpive, emrin e shkruar ua larguam nga librat dhe mendjet e tyre, por nostalgjinë për të, si duket, jo”.

“Populli mban mend shumë. Republika është kompromisi më i madh që e kemi bërë, rrjedhimisht, kjo ishte fitorja më e madhe e shqiptarëve. Hapi tjetër është që të jemi më të bashkuar, pse jo, në dallimet tona, çfarëdo qofshin ato. Me shkaktu procese e realizu ëndrra. LDK, besë e shpresë për Republikën”, përfundoi Haziri.