Haziri kërkon ndryshime në LDK: Abdixhiku duhet të jetë më konsistent dhe më agresiv në qëndrime politike

Haziri kërkon ndryshime në LDK: Abdixhiku duhet të jetë më konsistent dhe më agresiv në qëndrime politike

Written by

in

Haziri kërkon ndryshime në LDK: Abdixhiku duhet të jetë më konsistent dhe më agresiv në qëndrime politike

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se partia ka nevojë për ndryshime të mëdha në strukturë, organizim, përmbajtje dhe mënyrën e vendimmarrjes.

Duke folur në emisionin “Debat Plus”, Haziri ka theksuar se LDK-ja duhet t’i respektojë normat dhe rregullat e saj, por njëkohësisht të ndryshojë mënyrën e funksionimit.

“Duhet me ndryshu në formë edhe në përmbajtje. Forma, organizimi, struktura duhet me ndryshu, përmbajtja, vendimmarrja”, ka deklaruar Haziri.

Ai është ndalur edhe te përgjegjësia e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, duke thënë se ky i fundit ka trashëguar një strukturë të ndërtuar ndër vite, por ka pasur mundësi të bëjë ndryshime.

Sipas Hazirit, Abdixhiku duhet të jetë më konsistent në disa politika dhe më i drejtpërdrejtë në qëndrimet politike.

“Lumiri e ka edhe një obligim si kryetari i LDK-së, duhet kajherë me u bo defensivë për disa situata politike, shpeshherë mu bo ma konsistent në disa politika, ma agresiv do të thoja në qëndrime politike,… Lumiri nuk është që të falë”, ka deklaruar Haziri.

Burimi: Insajderi