Aktorja amerikane, Holland Taylor, ka zbuluar arsyen pse vendosi të mos vazhdonte më kontratën e saj të rregullt në serialin e njohur “Two and a Half Men”, ku interpretonte Evelyn Harper, nënën e Charlie dhe Alan Harper.
Në një intervistë në podcast-in “Alchemy with Anthony Mason”, të publikuar më 21 tetor, aktorja 83-vjeçare tregoi se pas gjashtë sezonesh vendosi të mos ishte më pjesë e kastit me kontratë të përhershme, pasi, sipas saj, asnjëherë nuk ishte paguar aq sa meritonte dhe nuk kishte marrë rritje të honorarit.
Taylor shpjegoi se, edhe pse ishte nominuar katër herë për çmimin Emmy për rolin e saj, pagesa kishte mbetur e njëjtë.
– YouTube www.youtube.com
Ajo tha se fitonte aq sa kishte fituar në një serial rreth tetë vjet më parë, pavarësisht suksesit dhe vlerësimit që kishte marrë për interpretimin e saj.
Sipas aktores, producentët u befasuan nga vendimi i saj, pasi menduan se ajo po kërkonte një pagesë më të lartë.
Megjithatë, Taylor u bëri të qartë se nuk bëhej fjalë për negociata për më shumë para, por për dëshirën e saj që të mos ishte më e lidhur me një kontratë të tillë.
Holland
Ajo pranoi se kishte shumë gjëra që i pëlqenin në serial, por shtoi se nuk kishte përjetuar gjithmonë mirësi dhe mirëkuptim nga ana e njerëzve që qëndronin pas produksionit.
“Two and a Half Men” u transmetua nga viti 2003 deri në vitin 2015 dhe ishte një nga serialet komedi më të njohura të asaj periudhe.
Taylor u shfaq në rolin e Evelyn Harper, një personazh i njohur për karakterin egoist dhe marrëdhëniet e ndërlikuara me djemtë e saj.
Holland
Përveç katër nominimeve për Emmy për këtë rol, aktorja e ka fituar këtë çmim në vitin 1999 për interpretimin e Roberta Kittleson në serialin “The Practice”.
Në total, numëron tetë nominime për çmimin prestigjioz televiziv. Taylor është gjithashtu prej vitesh në një lidhje me aktoren Sarah Paulson. /Telegrafi/