Honor po përgatit një telefon me bateri 13,500 mAh?

Honor po përgatit një telefon me bateri 13,500 mAh?

Written by

in

Honor ka vazhduar të rrisë kapacitetet e baterive në telefonat e saj inteligjentë.

Në fillim të këtij muaji u bë e ditur se një bateri me kapacitet 14,000 deri në 15,000 mAh ka hyrë në fazën e prodhimit provë.

Tani, i njëjti burim informacioni, “Digital Chat Station”, bën të ditur se kompania po përgatit një telefon të ri të serisë X, i cili pritet të dalë para Vitit të Ri Kinez (që bie më 6 shkurt).

Sipas raportimeve, pajisja do të jetë e kategorisë së mesme, me një bateri prej rreth 13,500 mAh dhe ekran 6,96 ose 7 inç; rrjedhimisht, pika e saj kryesore e shitjes do të jetë jetëgjatësia e madhe e baterisë.

Për krahasim, modeli Honor Power2, i cili u lansua në janar, vjen me një bateri prej 10,080 mAh.

Në të njëjtën kohë, “Digital Chat Station” shton se Honor po përshpejton zhvillimin e modelit Power3, i cili do të ketë një ekran të ri 7-inç, një bateri tejet të madhe dhe një çipset më të fuqishëm.

Edhe pse këtë herë nuk u specifikua kapaciteti i saktë, në korrik u përmend se ai do të jetë të paktën 10,000 mAh.

I njëjti njoftim përmend gjithashtu dy pajisje me format të gjerë.

Telefoni i palosshëm i Honor – për të cilin përflitet se do të quhet Magic V7 – ka gjasa të prezantohet pas Vitit të Ri Kinez, në fillim të shkurtit; një afat ky pak më i vonë se parashikimi i muajit janar, për të cilin u përfol në tetor.

Ndërkaq, telefoni me format të gjerë dhe ekran standard (jo të palosshëm) planifikohet, në parim, për gjysmën e parë të vitit 2027. /Telegrafi/