Hoti dorëzon kërkesën te Presidentja për mosdekretimin e Nurbojës në BQK

Hoti dorëzon kërkesën te Presidentja për mosdekretimin e Nurbojës në BQK

Written by

in

Hoti dorëzon kërkesën te Presidentja për mosdekretimin e Nurbojës në BQK

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se së bashku me 14 deputetë nga grupet parlamentare të opozitës, kanë dorëzuar një kërkesë te Presidentja e Kosovës lidhur me dekretimin e Bashkim Nurbojës në Bordin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka theksuar se tani pritet që Presidentja të veprojë në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë e saj kushtetuese.

“Tani mbetet që Presidentja t’i përmbahet kompetencave të saj kushtetuese dhe të veprojë në përputhje me përgjegjësinë që i jep Kushtetuta”, ka shkruar Hoti.

Ai ka theksuar se pavarësia e institucioneve dhe respektimi i procedurave kushtetuese duhet të jenë mbi çdo interes tjetër.

Hoti nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me përmbajtjen e kërkesës, ndërsa mbetet të shihet se si do të veprojë Presidentja lidhur me çështjen e dekretimit të Nurbojës në Bordin e BQK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali