Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka konfirmuar se ka nisur inspektimi në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, pas vrasjes së Arlinda Zekajt.
Hoti e konfirmoi këtë para fillimit të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, duke u përgjigjur me “Po” në pyetjen nëse ka nisur inspektimi në këtë institucion.
Rasti i Arlinda Zekajt ka nxitur reagime publike dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale, përfshirë shqyrtimin e veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve që kanë pasur përgjegjësi në trajtimin e rastit.
Burimi: Dukagjini
