Përfaqësuesi i Grupit Parlamentar të PDK-së në Grupin Punues, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë sot në mbledhjen konstituive të këtij grupi për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë.
Pas takimit, Hoxhaj ka theksuar se mbështetja për krerët e UÇK-së është përgjegjësi shtetërore dhe detyrim ndaj historisë së Kosovës.
“Si përfaqësues i Grupit Parlamentar të PDK-së në këtë Grup Punues, do të angazhohem që ky detyrim të përkthehet në veprime konkrete dhe mbështetje të plotë në procesin e apelit”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai ka bërë thirrje për unitet, duke theksuar se e vërteta e luftës çlirimtare dhe dinjiteti i atyre që i prinë asaj obligojnë të gjithë të qëndrojnë të bashkuar.
Burimi: Dukagjini
