Hugo Lloris shkruan historinë, bëhet francezi i parë me shifër rekorde

Hugo Lloris shkruan historinë, bëhet francezi i parë me shifër rekorde

Written by

in

Hugo Lloris shkruan historinë, bëhet francezi i parë me shifër rekorde

Hugo Lloris ka hyrë në histori të futbollit francez, duke u bërë lojtari i parë nga Franca që arrin shifrën e 1000 ndeshjeve në karrierën profesioniste.

Portieri 39-vjeçar e arriti këtë rekord më 26 tetor, në derbin ndaj LA Galaxy, që përfundoi me rezultat 2-2. Një moment historik për ish-kapitenin e Francës, i cili vazhdon të jetë aktiv në futbollin profesionist.

Deri më tani, Lloris ka regjistruar gjithsej 1001 paraqitje, prej të cilave 856 në nivel klubesh dhe 145 me fanellën e Kombëtares së Francës.

Një karrierë e jashtëzakonshme dhe një tjetër dëshmi e jetëgjatësisë së një prej portierëve më të njohur të gjeneratës së tij.