Humbi djalin e saj të vetëm, nëna kërkon drejtësi – rrëfen rastin në “Kosova Today” (VIDEO)

Humbi djalin e saj të vetëm, nëna kërkon drejtësi - rrëfen rastin në "Kosova Today" (VIDEO)

Written by

in

Humbi djalin e saj të vetëm, nëna kërkon drejtësi - rrëfen rastin në "Kosova Today" (VIDEO)

Gjylnaze Halili ka rrëfyer historinë e dhimbshme të humbjes së djalit të saj të vetëm, i cili u vra në moshë të re, duke lënë pas ëndrrën për t’u bërë infermier, profesion që e kishte trashëguar nga nëna e tij, e cila është profesioniste shëndetësore.

Në rrëfimin e saj në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Halili ka treguar për vështirësitë që kishte përjetuar gjatë jetës, ndërsa dhimbjen më të madhe e cilësoi vrasjen e djalit të saj.

Ajo ka deklaruar se djali kishte punuar në Zvicër, ku fillimisht kishte pasur një mosmarrëveshje me shefin e firmës ku punonte në ndërtimtari.

Sipas rrëfimit të saj, konflikti kishte nisur për një çështje pune, ndërsa personi që më vonë e vrau djalin, sipas saj, e kishte pranuar rastin edhe në gjykatë.

“Ky ka punuar në Zvicër. Një zënkë e vogël ka qenë mes shefit të firmës, ka punuar në ndërtimtari. Aty ka ndodhur një zënkë, vrasësi e ka pranuar vetë në gjykatë. Tri herë e ka lutur për një armaturë, ja di e ja s’di, aty janë rrahur, por pastaj janë pajtuar”, ka rrëfyer Halili.

Ajo ka treguar se djali kishte ardhur për pushime në Kosovë, ndërsa edhe personi me të cilin kishte pasur konflikt në Zvicër kishte ardhur në vend.

Halili pretendon se djalit të saj i ishte ngritur një kurth dhe se ngjarja ishte inskenuar. Për këtë pjesë të rastit, ajo shprehu dyshimet e saj ndaj familjarëve të ish-bashkëshortit.

“Djali ka ardhur në pushim në Kosovë, edhe ky personi me të cilin ka pasur problem ka ardhur në Kosovë. Kanë dalë, ia kanë bërë kurthin djalit, ia kanë inskenuar. Për këtë inskenim dyshoj te familjarët e ish-bashkëshortit”, ka deklaruar ajo.

Gjylnaze Halili kërkon drejtësi për vrasjen e djalit të saj të vetëm. Ajo tha që dyshon te ish-familjarët dhe ish-bashkëshorti se ia shitën gjakun e djalit.

Për rrëfimin e plotë: