
Debatik Curri nuk do të jetë më trajner i Gjilanit, pasi klubi ka vendosur ta ndërpresë bashkëpunimin me të.
Vendimi vjen pas humbjes 1-0 ndaj Vushtrrisë, rezultat që duket se ishte vendimtar për të ardhmen e Currit në krye të skuadrës gjilanase. Ecuria në pesë ndeshjet e fundit nuk ishte në nivelin e pritur.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ku ka konfirmuar përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin.
“Sport Club Gjilani njofton opinionin publik, tifozët dhe mediat se ka mbyllur bashkëpunimin me kryetrajnerin Debatik Curri”, thuhet në njoftimin e klubit.
Gjilani ka falënderuar Currin për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte në krye të skuadrës, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës profesionale.
Klubi ka bërë të ditur se për zhvillimet e ardhshme lidhur me organizimin e shtabit teknik do ta informojë publikun përmes kanaleve zyrtare.
Pas përfundimit të këtij bashkëpunimi, Gjilani renditet në vendin e gjashtë në Superligën e Kosovës, me 11 pikë të grumbulluara.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Humbja ndaj Vushtrrisë i kushton me postin e trajnerit, Gjilani ndan rrugët me Debatik Currin appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali