I biri i heroit Afrim Bunjaku, nga sot polic i Kosovës (VIDEO)

I biri i heroit Afrim Bunjaku, nga sot polic i Kosovës (VIDEO)

Written by

in

I biri i heroit Afrim Bunjaku, nga sot polic i Kosovës (VIDEO)

Jetlumi Bunjaku, i biri i heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, nga sot do t’i shërbejë vendit si pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Ai është pjesë e gjeneratës së 63-të, që diplomon sot me ceremoni zyrtare, raporton Klankosova.tv

Babai i tij, Afrim Bunjaku, ra në krye të detyrës më 24 shtator 2023, në Banjskë të Zveçanit, duke u bërë simbol i sakrificës në shërbim të vendit.