Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje.
Rasti ka ndodhur në Drenas, kur një person i dehur dhe me thikë në dorë ka kanosur katër të tjerë në një dyqan.
“23.10.2026, 21:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, kishte hyrë në një market me një thikë në dorë dhe i kishte kanosur katër viktimat meshkuj kosovarë”, thuhet në raport.
Dy viktimat dhe i dyshuari, kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar mjeti i mprehtë (thika).
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/