Një person është arrestuar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht nënën dhe motrën.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 00:10, në Prishtinë.
Po ashtu në njoftim thuhet se viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 08.10.2026, 00:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, kishte sulmuar fizikisht nënën dhe motrën. Viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/