Një person së bashku me avokatin e tij mbrojtës është paraqitur në stacion policor dhe pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është arrestuar.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 29.09.2026 rreth orës 15:30, në Fushë Kosovë.
Tutje thuhet se rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë / 29.09.2026 – 15:30. Lidhur me rastin, më 16.11.2026 i dyshuari mashkull kosovar së bashku me avokatin e tij mbrojtës është paraqitur në stacion policor dhe pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/