I gjendet në shtëpi marihuanë e 41 bimë kanabis, i dyshuari nga Kaçaniku dërgohet në ndalim policor

I gjendet në shtëpi marihuanë e 41 bimë kanabis, i dyshuari nga Kaçaniku dërgohet në ndalim policor

Written by

in

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person nga Kaçaniku është dërguar në ndalim policor, pasi i janë gjetur në shtëpi marihuanë e bimë të kanabisit.

Rasti ka ndodhur të martën, në ora 20:30 në fshatin Doganaj dhe Vatë të Kaçanikut.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti merret me shitje dhe kultivim të narkotikëve. Gjatë kontrollit në automjet, në shtëpinë dhe objektet përcjellëse i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: një sasi substancë e dyshuar narkotike llojit marihuanë në peshë 16.7 gramë, 41 bimë të kanabis sativa të gjitha në peshë 2112.3 gramë, një palë gërshëre dhe një telefon”, thuhet në raport.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim policor. /Telegrafi/