I konfiskohet një thikë gjuetie një personi në Aeroportin e Prishtinës

I konfiskohet një thikë gjuetie një personi në Aeroportin e Prishtinës

Written by

in

Një thikë gjuetie me këllëf i është konfiskuar një personi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 25 tetor, rreth orës 02:00, kur gjatë kontrollit të bagazhit të dorës së një të dyshuari mashkull kosovar është gjetur arma e ftohtë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”. /Telegrafi/