I moshuari që u gjet pa shenja jete në liqenin e Livoçit, policia jep detaje

I moshuari që u gjet pa shenja jete në liqenin e Livoçit, policia jep detaje

Written by

in

I moshuari që u gjet pa shenja jete në liqenin e Livoçit, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e gjetjes pa shenja jete të të moshuarit Hafiz Mehmeti, trupi i të cilit u gjet dje në liqenin e fshatit Livoç i Epërm në Gjilan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar dje rreth orës 14:12, kur një qytetar ka njoftuar se në liqen kishte parë një trup të pajetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë nxjerrë trupin nga uji. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia bën të ditur se viktima nuk kishte dokumente identifikimi, por nga hetimet fillestare dyshohet se bëhet fjalë për një person të raportuar si i zhdukur para dy ditësh.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thotë PK./Klankosova.tv