I ndarë nga gruaja dhe jashtë Kosovës, vazhdon t’i hyjë në rrjetet sociale dhe e kërcënon – Policia në kërkim të burrit nga Prishtina

I ndarë nga gruaja dhe jashtë Kosovës, vazhdon t’i hyjë në rrjetet sociale dhe e kërcënon – Policia në kërkim të burrit nga Prishtina

Written by

in

I ndarë nga gruaja dhe jashtë Kosovës, vazhdon t’i hyjë në rrjetet sociale dhe e kërcënon – Policia në kërkim të burrit nga Prishtina

Një grua në Prishtinë ka kërkuar mbrojtje nga institucionet pasi ka denoncuar ish-partnerin e saj, me të cilin është ndarë prej rreth dy muajsh. Ndonëse ai ndodhet jashtë Kosovës, sipas denoncimit vazhdon të ketë qasje në llogaritë e saj në rrjetet sociale, të komunikojë me familjarët e saj dhe së fundmi ta kërcënojë përmes telefonit, mëson Gazeta Sinjali.

Rasti është denoncuar të hënën, më 9 nëntor, në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima është T.K. (32), e cila ka deklaruar se është ndarë nga bashkëshorti prej rreth dy muajsh, por problemet me të nuk kanë përfunduar.

Ajo ka raportuar se bashkëshorti, A.K., edhe pse ndodhet jashtë vendit, vazhdon të hyjë në llogaritë e saj në rrjetet sociale dhe të dërgojë mesazhe te familjarët e saj.

Situata, sipas denoncimit, është përshkallëzuar më 8 nëntor, kur ai dyshohet se e ka kërcënuar përmes një bisede telefonike.

Pas paraqitjes së rastit në Polici, gruaja ka kërkuar edhe urdhër mbrojtjeje.

Për rastin janë angazhuar hetuesit e dhunës në familje, të cilët e kanë futur të dyshuarin në kërkim policor.

Me vendim të Prokurorisë së Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”.

/Gazeta Sinjali/

Burimi: Sinjali